Rama takim me deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë, për çfarë do diskutohet

14 Korrik 2025 | 08:31

Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një takim me deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë, në kuadër të një mbledhjeje të dytë, pas asaj të zhvilluar dhjetë ditë më parë, ku në qendër janë shqetësimet e qytetarëve.

Gjatë kësaj periudhe, deputetët kanë zbritur në terren për t’u njohur nga afër me problematikat që hasin qytetarët dhe sot pritet t’ia raportojnë ato kryeministrit.

Në mbledhje marrin pjesë edhe drejtuesit e qarqeve. Ministri Blendi Gonxhja është parë duke vrapuar pas kryeministrit Edi Rama për t’u paraqitur në takim.

Pas këtij takimi, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Gjermanisë për një vizitë zyrtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026