Pas mjekëve, nga Shqipëria largohen edhe infermierët

23 Shkurt 2020 | 07:57

Rreth 3600 infermierë kanë lënë Shqipërinë në tre vitet e fundit. Të dhënat i bëri publike për Euronews Albania kryetar i Sindikatës së Infermierëve, Sabri Skënderi i cili renditi dhe arsyet pse ikin.

“ Kur i pyet pse doni që të ikni ju jashtë Shqipërie, ata thonë: Nuk mund të jetojmë. Ne kemi frikë të bëjmë një fëmijë, të krijojmë një familje. Të kemi një të ardhme, sepse nuk e mbajmë dot”-tha Skënderi.

Pagat e ulëta dhe mungesa e kushteve në punë janë shqetësimet kryesore të kësaj kategorie të punonjësve të kujdesit shëndetësor.

“Infermierët shqiptarë marrin sot 150 euro më pak se infermierët në Kosovë sot, dhe 150 euro më pak se infermierët në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Mungojnë mjetet e punës, mungojnë veshjet, mungojnë mjetet mbrojtëse, mungojnë ambientet higjienike, mungon uji i pijshëm në vendin e punës”- shtoi ai.

Sa për infermierët e rinj iu duhet të presin kur të dalin në pension të vjetrit që të punësohen.

“Për 15 vite nuk kemi asnjë rritje të numrit të infermierëve, por janë po ato vende pune që kanë qenë para 15 vjetësh”- theksoi kreu i Sindikatës së Infermierëve.

Sipas Skënderajt, trendi i largimit të infermierëve shqiptarë shënon rritje nga viti në vit. Me këtë ritëm  të lartë largimesh, Shqipëria një ditë rrezikon të mbetet pa infermierë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026