Frika ndaj coronavirusit, Shqipëria shton masat, në Kosovë 2 raste dalin negative

23 Shkurt 2020 | 09:35

Mbërritja e coronavirusit covid-19 te fqinjët tanë, ka bërë që në Shqipëri dhe gjithë rajonin të shtohen masat, por në të njëjtën kohë edhe paniku. Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vendosi të përforcojë masat në pikat kufitare dhe të kontrollohet çdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e zonave të prekura nga kjo sëmundje.

“Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të coronavirusit COVID-19”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Ndërkaq në Kosovë kanë dalë mëngjesin e sotëm përgjigjet e analizave për dy persona, që u dyshuan se ishin prekur nga coronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se rezultatet dolën negative.

Pacientët kanë pasur ethe, kollë të thatë, këputje dhe vështirësi në frymëmarrje. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare ka kryer tre analizat e nevojshme të cilat kanë rezultuar negative”, ka deklaruar Instituti.

Ndërkohë autoritetet kanë marrë masa në pikat kufitare dhe personeli mjekësor ështëgatishmëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026