Investoi në “bursa”, rrëfimi i të riut për Euronews: Hodha 3000€, jetoja me iluzione

3 Shtator 2025 | 16:14

Në fillim investova vetëm 200 euro për ta provuar, por ata më bindën që po të investoja më shumë do merrja më shumë.

Pas shumë bisedash dhe presionesh të vazhdueshme, në total investova afro 3 mijë euro, kursime që kisha mbledhur me shumë mund edhe sakrifica.

Ky është Erioni, një i ri nga Tirana i cili u mashtrua nga platformat online. Në një rrëfim ekskluziv për Euroneës Albania ai tregon se si ra pre e kësaj skeme.

“Për 6 muaj kam jetuar me iluzione, një ditë do të shihja fitime, por në fund mbeta vetëm me një zhgënjim që rashë pre e mashtrimeve. Më kontaktuan nga një platformë që quhej Infinity Forex Pro, reklamat e tyre dilnin kudo në rrjetet sociale me premtime për fitime të mëdha dhe të shpejta. Fillimisht isha skeptik, pastaj më shkruan direkt dhe më bënë të ndihem sikur kjo ishte një mundësi e artë. U binda dhe aty filloi.

Dukej sikur po fitoja, shifrat rriteshin çdo ditë edhe më jepnin shpresë që po bëja diçka. Kur provova të tërhiqja paratë pastaj nuk funksiononte, pas pak kohe llogaria ime u bllokua”, tregon ai.

Erioni sqaron se mënyra e regjistrimit ishte shumë e thjeshtë dhe personat me të cilët ka komunikuar kishin aftësi shumë të forta bindëse.

“Regjistrimi ishte shumë i thjeshtë, një email, një numër telefoni dhe një foto të kartës së identitetit për verifikim. Unë flisja me disa persona që prezantoheshin me emra si Ardit, Blerina etj., flisnin mirë shqip edhe silleshin me profesionalizëm, më vonë e kuptova që ishin identitete të krijuara. Për shkak të fluksit që kanë do duhej që çdo gjë të bëhej online”, shpjegon i riu.

Në këtë skemë ai përfshiu edhe dy shokët e tij, që humbën të gjitha kursimet.

“Fatkeqësisht i tregova edhe dy shokëve të mi për Infinity Forex Pro, mendova që do të ishte një mundësi e mirë, edhe ata më besuan dhe investuan, edhe ata humbën paratë. Kjo më dhemb më shumë se humbja ime, ndjehem fajtor që i futa në këtë mashtrim”, shprehet ai.

I zhgënjyer, Erioni iu bën thirrje qytetarëve që të mos mashtrohen nga opsione për para të shpejta.

“Dua t’iu them të gjithëve mos u mashtroni kurrë nga platforma si Infinity Forex Pro, premtojnë para të shpejta, por në fakt marrin gjithçka që ke, mos rrezikoni djersën e ballit, për ëndrra boshe. Ju lutem më besoni, dhimbja e humbjes është më e madhe se çdo fitim që ato premtojnë”, apelon i riu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit

Pas dy ditë kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat,...
12:39 | 13/07/2026

Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka shkëmbyer disa replika në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. “I them që Taulant,...
11:58 | 13/07/2026