Humbja e thellë në zgjedhje për demokratët, me skenarë të rinj dhe dilema të vjetra
Vjeshta e 12-të në opozitë e ka gjetur në qetësi selinë e Partisë Demokratike. Humbja e thellë në parlamentaret e 11 majit për demokratët shtron skenarë të rinj, por risjell në skenë edhe dilema të vjetra.
Ndryshimi në lidershipin e partisë, drejtimi i grupit Parlamentit dhe qasja që PD do të ketë me këtë institucion, bashkë me nje proces analizimi dhe freskimi të anëtarësisë në bazë, janë tre çështjet që paraqiten si prioritetet kryesorë yë forcës më të madhe opozitare në vend. Për lidershipin e partisë, edhe pse Sali Berisha ka kundër nenin e famshëm të statutit që e detyron të largohet, nuk priten ndryshime në kohën e afërt.
Ndërsa debati më i ndjeshëm duket të jetë ai për postin e sekretarit të përgjithshëm. Flamur Noka e ka mbajtur këtë post për 3 vitet e fundit, madje edhe në kushtet kur kryetari i Partisë ishte në arrest shtëpie. Por për këtë post është de fakto numri 2 i partisë, nuk janë të paktë pretendentët që mund të përfshiheshin në garë në momentin kur të hapet një proces i tillë.
Edhe drejtimi i grupit parlamentar është një pozicion jo pak i lakmuar dhe me shumë peshë. Gazment Bardhi e ka drejtuar grupin në dy vitet e fundit, por gjithashtu edhe për kët pozicion nuk mungojnë pretendentët brenda demokratëve që u mandatuan si deputetë në 11 maj.
Një tjetër dilemë juridike që PD do duhet ta zgjidhë këto javë ka të bëj edhe më numrin e nënkryetarëve nëse do të vijojë të mbetet 4 siç ka qenë në 2 vitet e fundit, apo do të rikthehet në variantin e 2 nënkryetarëve siç ka qenë e parashikuar edhe në statut.
Ervin Salianji, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, apo edhe Luçiano Boçi, por edhe Jorida Tabaku janë ndër emrat më të kuotuar që shikohen si personalitete që kërkojnë të marrin më shumë përgjegjësi në parti.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat