Kush do të jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Berisha
Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse Partia Demokratike ka një kandidat përballë Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës.
Berisha u shpreh se Partia Demokratike ka personalitete të shquara për t’i paraqitur qytetarëve të Tiranës përballë kandidatit të mazhorancës.
I pyetur nëse Ilir Alimehmeti mund të jetë një ndër kandidatët, Berisha tha se nuk mund të flasë nga mendja e tij, pasi kjo çështje do të diskutohet në forumet përkatëse.
Megjithatë, ai theksoi se Alimehmeti është një figurë e shquar dhe e denjë për t’u promovuar në shumë funksione.
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ka propozuar zyrtarisht Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës.
Rama theksoi se pas shtatë muajsh, kryeqyteti vazhdon të jetë pa kryetar bashkie, duke e cilësuar këtë situatë si emergjencë për Tiranën.
Berisha e quajti kabinetin e ri të kryeministrit Edi Rama “palo kabinet” dhe “më të dobëtin në historinë e vendit”.
Sipas tij, Rama po përpiqet të shmangë diskutimet për qeverinë e re, duke përdorur zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës si mënyrë për të larguar vëmendjen nga debatet për emrat e kabintetit të ri.
“Rama, meqenëse ka paraqitur kabinetin më qesharak, më të dobët dhe më të korruptuar ndonjëherë. Ndaj dhe Rama për të larguar diskutimet nga kabineti, kërkon tani ta spostojë tek zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, tek gjërat e konsumuara. Këto duhet t’i bëjë me të tjerët por jo tek unë. Nuk shkojnë këto me mua. Asnjëherë!”, tha Berisha.
Prononcimi i plotë i Sali Berishës
Gazetarët: “A keni një emër z.Berisha për Bashkinë e Tiranës?”
Sali Berisha: “Emër… Ne kemi padiskutim kandidatura, por emër tani afër jo. Emrat do të dalin mbi bazën e procedurave”.
Gazetarët: “A do bëni primare?”
Sali Berisha: “Se çfarë do bëhet për këtë do vendosë partia. Shikoni ne jemi parti që vendosim në bazë të procedurave”.
Gazetarët: “A ju ja gjetur të papërgatitur Z.Rama me Ogerta Manastirliun?”
Sali Berisha: “Mos bëj shaka! Mos me këtë…. Po të vesh re kompozimin, cfare po përfundon aty? Shiko, mos më fusni të bëj analizë frojdiane, se unë do mbetem gjithnjë në rrafshin politik, se kështu më takon mua. Mua nuk më takon të futem në labirinthe të tjera. Ju gazetarët duhet të futeni në të gjitha këto. Si mund të më gjejë mua të befasuar?”
Gazetarët: “Z.Berisha a e keni të projektuar në mendje rivalin e znj.Manastirliu?”
Sali Berisha: Unë mendoj se Partia Drmokratike ka figura, personalitete të shquara për t’i paraqitur qytetarëve të Tiranës që mishërojnë më së miri çdo vlerë përballë një personi që është simbol i zi për Tiranën dhe kombin, që nuk mund të ketë kurrë emër tjetër përveçse “Korba e Covid-it”.
Gazetarët: “Z.Berisha a mund të ishte Ilir Alimehmeti kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës?”
Sali Berisha: “Po tani, a më shkon mua që të avancoj në këtë moment pa një diskutim po vetëm nga mendja ime? Kjo nuk ndodh, por Ilir Alimehmeti është një personalitet i shquar i Partisë Demokratike, i denjë për t’u promovuar për shumë funksione”
Gazetarët: “Z.Berisha, emri i kandidates për zgjedhjet e Bashkisë se Tiranës ju ka zënë pak në befasi?”
Sali Berisha: “Jo, jo. Tani, Ramaduro do të mbulojë me skupe mediatike atë palo kabinet që paraqiti, që është më i dobëti në historinë e këtij vendi”.
Gazetarët: “Mos jeni të vonuar për emrat e kryetarëve të bashkisë. Cërriku është pa kryetar. Janë tri bashki. Ju e dinit që do kishte zgjedhje në Berat, Tepelenë dhe në Mat. Për këto tre bashki, a keni emra?”
Sali Berisha: “Kush tha se ne nuk kemi emra? Ne nga balta nuk do t’i nxjerrim”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur