Tetori Rozë, muaji ndërgjegjësues për luftën kundër kancerit të gjirit

1 Tetor 2025 | 08:17

Tetori Rozë është muaji ndërkombëtar i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, një sëmundje që prek kryesisht gratë, por jo vetëm. Ky muaj shërben për të informuar dhe sensibilizuar publikun mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe parandalimit të sëmundjes, që vazhdon të jetë një nga shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në botë.

Gjatë Tetorit Rozë organizohen fushata të ndryshme në të gjithë vendin dhe globin, me qëllim të nxisin gratë që të kryejnë kontrolle të rregullta dhe të përfitojnë nga shërbimet falas apo lehtësuese për diagnostikimin e kancerit të gjirit.

Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme me një mesazh në rrjetet sociale, ku bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të kryejnë mamografinë falas në poliklinikat dhe spitalet rajonale në Shqipëri.

“MIRËMËNGJES 💗 dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë 🫶”, shkruan Rama.

Tetori Rozë rikujton rëndësinë e vetëdijes dhe veprimit të hershëm për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve me kancer të gjirit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026