Vrasja e ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin për Selmanin dhe Gaçajn

5 Dhjetor 2025 | 09:52

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, të dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Vendimi për rigjykimin e Selmanit dhe Gaçajt u dha në dhomën e këshillimit nga treshja penale Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Medi Bici.

Ilir Selmani u dënua më 16 nëntor të vitit 2023 me vendim të formës së prerë me 28 vite burg, ndërsa vendimi i shkallës së parë për Elvis Gaccaj u prish në atë kohë nga Apeli i Posaçëm, i cili vendosi ta rikthejë çështjen për rigjykim në GJKKO.

Për vrasjen e Santiago Malkos po gjykohet edhe Leonard Duka, i cili ndodhet në fazën përfundimtare të mbrojtjes. Ndërkohë, një ditë më parë Apeli rikonfirmoi edhe njëherë dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, një tjetër person të përfshirë në vrasjen e ish-policit.

Ish-polici Santiago Malko i njohur si mik i Ervis Martinajt u vra në Tiranë në më 27 gusht të vitit 2019.

Elvis Gaçaj

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026