Blegtoria në rënie, fermerët e moshuar në Kamunar të Cërrikut mbajnë gjallë traditën
Blegtoria në fshatin Kamunar të Cërrikut po shkon drejt tkurrjes, ndërsa numri i bagëtive ka rënë ndjeshëm krahasuar me vite më parë. Të moshuarit që vijojnë ta mbajnë gjallë këtë traditë kërkojnë më shumë mbështetje, në një kohë kur statistikat zyrtare konfirmojnë rënien e sektorit në mbarë vendin.
Në Kamunar, nga mijëra krerë bagëti që numëroheshin dikur, sot kanë mbetur vetëm pak tufa dhe një numër i kufizuar blegtorësh, kryesisht të moshuar, që vazhdojnë të merren me këtë aktivitet tradicional.
“Unë kam shumë vite që merrem me këtë punë. Kam pasur 100 krerë, por i hoqa sepse nuk i përballoja më, se jemi vetëm unë dhe plaka. Sot në fshatin tonë ndodhen rreth 250 krerë dele, ndërsa dikur kanë qenë mbi 3500 krerë dele, dhi e lopë. Vetëm lopë kanë qenë mbi 800 krerë, ndërsa sot kanë mbetur vetëm 8. Kush do t’i mbajë? Vetëm pleqtë kanë ngelur në shtëpi. Brezit të ri nuk i pëlqen kjo punë”, thotë Qemal Cërriku.
Çmimi i ulët i qumështit, rritja e kostove të prodhimit, mungesa e fuqisë punëtore dhe shërbimi veterinar i kufizuar po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë mbajtjen e tufave. Sipas skemave mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë, fermerët përfitojnë subvencione për tufat e matrikulluara, por shumë blegtorë të vegjël thonë se procedurat burokratike dhe kostot e larta i mbajnë larg këtyre skemave.
“Unë e kam të trashëguar dhe, po nuk dola te bagëtitë, sëmurem. Këto të argëtojnë, të pasurojnë, pasurojnë edhe tokën. Blegtoria i ka të gjitha të mirat. Përpara bënim seminare: pa blegtori s’ka bujqësi, pa bujqësi s’ka industri, por sot nuk i kemi më këto. Aspak s’është e vështirë. Kur i çoj kovat me qumësht në baxho në mëngjes, kënaqem sepse marr lekë. Po nuk more? Edhe fiton, edhe harxhon, por pa to nuk të lënë. Sa krerë ke sot? Unë sot kam 60 krerë. I hoqa 40, sepse pata 100. Shisni mishin dhe bulmetin, si funksionon? Po, po. Edhe qingjat po ashtu, sepse këto pjellin vazhdimisht. Kështu që, po u menaxhua mirë dhe po e administrove siç duhet, çdo gjë del në fund. Keq është kur harrohesh. Ky brez sot kërkon lokalet”, thotë ai.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, numri i krerëve të bagëtive në Shqipëri ka shënuar rënie të vazhdueshme në vitet e fundit, sidomos për gjedhët dhe të imtat. Ekspertët e bujqësisë e lidhin këtë fenomen me emigracionin, plakjen e popullsisë rurale, mungesën e investimeve dhe uljen e fitueshmërisë në sektor.
Në Kamunar, ashtu si në shumë zona të tjera rurale, blegtoria po mbahet gjallë nga brezi i vjetër, ndërsa të rinjtë po largohen drejt qyteteve ose emigracionit. Banorët thonë se pa politika konkrete mbështetëse, ky sektor rrezikon të humbasë gradualisht një traditë të trashëguar ndër breza.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat