“Udhëtarët” vizitojnë Pogradecin, qytetin e luleve dhe fshatin turistik të Linit

8 Korrik 2021 | 17:04

Përshkruar magjishëm nga poezitë e shkrimtarit Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) qyteti i Pogradecit dhe liqeni krah tij kanë një peizazh si për kartolina që duhet parë me patjetër nga afër.

Pikërisht qyteti juglindor buzë liqenit të Ohrit – 40 kilometra në veri të Korçës, – ishte ndalesë e radhës për “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji, të cilët sjellin një përmbledhje të pikave më interesante që mund të vizitohen brenda një dite.

Njohur si qyteti i luleve, Pogradeci përcjell qartë në shëtitoret e tij lirikën e shkrimtarëve si Lasgushi, apo dhe Mitrush Kuteli (Dhimitër Pashko). Për nder të tyre buzë liqenit u janë kushtuar dy monumente, ku Lasgushi është fiksuar bashkë me qenin Cuci, ndërsa stolat krah kopshtit me trëndafila përmbajnë vargje të veprave të tyre.

Pogradeci njihej në lashtësi me emrin Enkelana dhe ishte kryeqendra e fisit ilir të enkelejve. Zbulime të ndryshme arkeologjike tregojnë se rrethinat e Pogradecit janë banuar që në periudhën e neolitit, ndërsa në fshatin Lin – 20 kilometra në veri të qytetit – janë zbuluar gjurmë vendbanimesh ilire dhe një bazilikë paleokristiane e cila mendohet të jetë e shekullit të V-VI para Krishtit.

Loneta dhe Renaldo e vizituan këtë zonë bashkë me arkeologen Froseda Angjellari-Tola, e cila tregoi se si ishte e ndërtuar bazilika dhe se në çfarë vendesh janë gjetur disa nga mozaikët më të rrallë paleokristianë.

Aktualisht të mbuluara, për t’u ruajtur nga agjentët atmosferikë, mozaikët tregojnë zogj eukaristie që çukisin, të cilat personifikojnë fenë krishtere, më tutje tregohet psalmi i Davidit, si epitaf i një varri, ku mendohet se është varrosur një nga klerikët e kishës, ndërsa një tjetër mozaik ka një mbishkrim i cili është mundur të përkthehet: “O Perëndi mos rri në heshtje pasi armiqtë po bëhen gati kundra teje!”.

Interesante janë elementët si bleta, gaforrja dhe veprimtaria e peshkimit, si motive të rralla për kishat paleo-kristiane, të pagjetura në vende të tjera. Në vitin 2019 fshati Lin u përfshi në zonën e “Liqenti të Ohrit” që është e listuar në trashëgiminë botërore të Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

Përveç anës arkeologjike, fshati i Linit ofron edhe një mundësi për turizëm me një plazh dhe disa bujtina buzë liqenit. Ndërkohë Pogradeci njihet gjithashtu edhe për kulinarinë ku specialiteti mbetet tava e koranit, lakrori, pula me petka etj.

Në Pogradec të veçanta për t’u vizituar janë gjithashtu fshati i Tushemishtit, Driloni, tumat ilire të Selcës.

“Udhëtarët” Loneta dhe Renaldo kanë eksploruar thuajse gjithë veriun dhe zonën e Shqipërisë së mesme, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arti i qilimave dhe sexhadeve nga duart e grave kuksiane, trashëgimia që jeton

Inside Albania i Euronews Albania, me gazetaren Alice Taylor, këtë herë udhëtoi drejt Kukësit për të vizituar një ndërmarrje sociale, ku disa gra të qytetit...
17:22 | 15/02/2025

Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve

Një tjetër atraksion turistik po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj. Liqeni i Lepurit, i ndodhur shumë pranë Tiranës, është një tjetër...
22:26 | 09/02/2025

Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipërinë e Jugut një liqenen termal nëntokësor ndërsa sipas tyre cilësohet si më i madhi në botë dhe...
10:54 | 07/02/2025