A është SPAK opozita e vetme në Shqipëri? Ja si përgjigjet Këlliçi?

26 Nëntor 2023 | 12:02

Pedagogu Klejd Këlliçi komentoi në një intervistë për Euronews Albania gjetjet e “Barometrit”, që e tregonin SPAK si institucioni me besueshmëri më të lartë publike pas SHBA dhe BE.

Sipas tij, besimi i madh i shqiptarëve tek SHBA dhe BE lidhet me faktin se në Shqipëri, nga ‘97 ndërmjetësimi i faktorit ndërkombëtar ka qenë shumë i rëndësishëm në zgjidhjen e krizave.

Sa i përket besimit në SPAK, Këlliçi u shpreh se “nuk mund t’i kërkosh një institucioni të drejtësisë të veprojë me program politik”.

“Në Shqipëri nga ‘97 ndërmjetësimi i faktorit ndërkombëtar ka qenë shumë i rëndësishëm, Kriza e ‘97 u zgjidh nga OSBE dhe SHBA. Perspektiva e Shqipërisë nga viti ‘90 është për t’ju dorëzuar BE, një aktori të jashtëm ndaj kjo periudhë shihet si një periudhë tranzitore për të mbërritur në BE duke e parë këtë si zgjidhje të problemeve tona. Sa i përket SPAK, problemi është që do përballemi në të ardhmen me çështje që mund të tregojnë një farë zgjidhje por që më pas mund të tregojnë edhe problemet  e veta. Nuk mund t’i kërkosh një institucioni të drejtësisë të veprojnë me program politik”, tha Këlliçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026