Abuzimi me të dhënat, Aleksandër Çipa: Shqetësim kryesor mbeten rrjetet sociale dhe mediat online

9 Shtator 2020 | 06:47

Kryetari i “Unionit të Gazetarëve” Aleksandër Çipa komentoi për Euronews Albania abuzimin me të dhënat personale, problemin e shkeljes së privatësisë në media si dhe paketën ligjore që propozoi qeveria vitin e shkuar.

Sipas Çipës shkeljet më të shumta janë në mediat e reja, ato online dhe në rrjetet sociale. Ai tha se 70 për qind e këtyre mediave kanë staf pa kulturë në etikën e medias apo dhe pa përvojë në vetë fushën e raportimit në media. Çipa përmendi gjithashtu me shqetësim se shkelje të privatësisë bëjnë edhe zyrtarët apo politikanët me retorikën e tyre publike.

“Në kryesim të ndotjes etike ka qenë komunikimi dhe ligjërimi politik sidomos në momentin e pandemisë dhe në momentin kur fillojnë turet elektorale. Në të gjitha turet elektorale ne konstatojmë se ka rritje të shkeljes së privatësisë, të të dhënave personale dhe rriten edhe ankesat nga subjekte të caktuara por edhe organizata,” – u shpreh Çipa, i cili theksoi se kryesisht më problematike mbeten mediat online dhe sidomos rrjetet sociale.

Sikurse ka raportuar më herët Euronews Albania, gjatë muajve janar-gusht 2020, ka pasur shtim të ankesave për abuzime me të dhënat, sidomos për të dhënat që raportohen në ngjarjet ku ka dhunë ndaj grave.

Këshilli i Ankesave pranë AMA-s ka ndërmarrë 23 masa tërheqjeje vëmendje ndaj mediave, ku vetëm një prej këtyre masave lidhej me cenimin e privatësisë ndërsa të tjerat ishin kryesisht për shkelje të normave etike dhe mos-respektim të rregullave të transmetimit.

Për përmirësimin e situatës Çipa tha se ka pasur dy qasje për përmirësimin e situatës, ku njëra prej tyre ka qenë qasja e qeverisë me të ashtuquajturën “paketa anti-shpifje”, e cila u jepte më shumë kompetenca për të vepruar dhe ndëshkuar mediat autoriteteve të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe tjetra ajo e vetë-rregullimit nga ana e mediave duke rritur ndërgjegjësimin për respektimin e etikës.

Mirëpo komuniteti i gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare e kundërshtuan paketën anti-shpifje.

Çipa tha se kundërshtimi lidhej kryesisht me atributet edhe për mediat online që merr bordi dhe Këshilli i Ankesave të AMA-ës.

“Ne e kemi kundërshtuar këtë gjë sepse nga pikëpamja strukturore kjo e përjashton mundësinë e organeve, proceseve vetë-rregulluese dhe strukturave redaksionale të mediave të reja. Nga ana tjetër nuk akordohet bashkëpunim mes këtyre strukturave dhe atyre ekzekutive. Nëse procesi i rregullimit do të determinojë procesin e vetë-rregullimit atëherë do të kemi deformim të lirisë së shprehjes dhe mediave në mënyrë të veçantë,” – u shpreh Çipa, i cili kujtoi se në tërësi ka pasur oponencë të njëtrajtshme nga komuniteti i gazetarëve.

 

Lexoni gjithashtu:

‘23 tërheqje vëmendje’ ndaj mediave në Shqipëri nga AMA, ndërsa aktivistët kërkojnë shtim të ndëshkimeve për abuzimet nga gazetarët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026