Avokati: Sali Berisha ka pritur në zyrë Agron Nezën, sot thotë që nuk e njeh
Avokati Idajet Beqiri thotë se Agron Neza, i cili sipas një aktakuze të drejtësisë amerikane, dyshohet se i ka dhënë 225 mijë dollarë ish-agjentit të FBI-së, Charles MsGonigal, ka hyrë disa herë në zyrën e ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania, Beqiri u shpreh se Berisha ka njohje me Nezën, pavarësisht faktit që sot ai e mohon diçka të tillë.
“Kush i ka dhënë paratë? Kush është Agron Neza? Pse keni frikë nga biografia, se iu del kushëri i parë i Besnik Mustafajt? Se iu del miku më i ngushtë dhe njeriu më iu afërt i Azem Hajdarit?
Futej në zyrën e Saliut ky Agron Neza sa herë i donte qejfi atij dhe sot Saliu thotë nuk e njoh. Nuk e njeh Saliu vëllanë e Agron Nezës? Çfarë po flisni kështu?”, theksoi ai.
Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.
Ndaj McGonigal janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, duke shkelur sanksionet amerikane. Ai bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.
Departamenti i Drejtësisë thotë se ai fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…