Avokatja: Në Shqipëri nuk zbatohet hierarkia në punë, shumica e drejtuesve bërtasin
Sipas një studimi të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, pothuajse një në pesë punonjës në mbarë botën është i prekur nga dhuna në punë.
Në një anketë të bërë me punonjës nga shumë vende të botës, pothuajse 23 përqind prej tyre deklaruan se ishin sulmuar psikologjikisht, fizikisht ose seksualisht në vendin e punës.
Avokatja Nexhmije Beqiri tha në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, se në Shqipëri nuk zbatohet hierarkia në punë.
Teksa tregoi eksperiencat personale gjatë punës si nëpunëse, drejtuese dhe në biznes privat, Beqiri u shpreh se veç faktit që në Shqipëri nuk zbatohet hierarkia, nga krahu tjetër kërkesa e llogarisë bëhet në mënyrë brutale për të krijuar një autoritet fals.
“Në Shqipëri nuk respektohet hierarkia, nëse jepet një urdhër duhet zbatuar. Nga ana tjetër, ka edhe një kërkesë llogarie që është brutale; shumica e drejtueseve në Shqipëri bërtasin për të krijuar një autoritet fals, që unë jam këtu”, tha avokatja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes
- 08:33 Autori i vrasjes së Charlie Kirk: Do doja të mos e kisha bërë