Besa Shahini tregon sfidat e zhvillimit të mësimit online

17 Prill 2020 | 10:10

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania tha se është e kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet momentalisht mësimi online në periudhën e pandemisë së COVID-19.

“Që nga 11 marsi ne e kemi kaluar në një formë tjetër të punës. Kemi leksione që po xhirohen dhe transmetohen në RTSH të cilat nxënësit po i ndjekin. Ata gjithashtu kanë një komunikim të shpeshtë me mësuesit e tyre përmes rrjeteve sociale apo në platforma të ndryshme. Ka ecur mirë duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën gjendemi. Kemi rreth 97-98% të nxënësve që janë të përfshirë në një nga format e komunikimit me mësuesit e tyre. Nuk është një situatë ideale, por do të bëhet më e mira si nga ana e mësuesve ashtu edhe nga ana e nxënësve”, tha Shahini.

Ministrja e Arsimit tregon edhe për sfidat që janë hasur deri më tani gjatë procesit të mësimdhënies online.

“Ka sfida në këtë proces. Edhe prindërit edhe nxënësit janë ndjerë të ngarkuar me punën që duhet bërë nga shtëpia. Nxënësit nga klasa e 7-12 kanë një numër më të madh të lëndëve dhe duhet bërë një komunikim më i shpeshtë me një numër më të madh të mësuesve. Ka patur vështirësi ndonjëherë në organizimin e punës dhe gjetjen e orareve të përshtatshme. Me kalimin e kohës dhe dhënien e udhëzimeve të ndryshme që po japim gjatë kohës kjo është stabilizuar”, u shpreh Shahini.

Shahini ka treguar edhe për mënyrën se si mësuesit janë adaptuar me platformat e reja të komunikimit me nxënësit.

“Edhe për mësuesit ka qenë e vështirë sepse nuk kanë punuar online më përpara. Kemi lejuar formën e komunikimit përmes ëhatsapp duke qenë se është një platformë të cilën ata e njohin. Aty kanë patur një komunikim me prindërit e nxënësve të tyre apo direkt me nxënësit. Kemi lejuar përdorimin e Whatsapp që të mund të bëhen video selfie ku mësuesi shpjegon një leksion. Gjithashtu detyrat dërgohen përmes këtij aplikacioni. Një pjesë e mësuesve kanë kaluar në Google Classroom. Më ka befasuar gatishmëria e mësuesve që për një kohë të shkurtër të mësojnë përdorimin e platformave dhe t’i përdorin ato për aq sa është e mundur”, tregoi ministrja e Arsimit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026