English

“Burgu, burgu… kush e ka radhën?” Rama: Po flasin armiqtë e reformës në drejtësi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duke folur në rubrikën e tij të përditshme në Facebook, “SY m’sy”, kryeministri Edi Rama tha se të gjithë ata që sot bërtasin “burgu, burgu” kanë qenë kundër reformës në drejtësi, bashkë me Lulzim Bashën.

- Advertisement -

Ai theksoi se këta politikanë kanë kundërshtuar dhe janë përpjekur të minojnë dhe të sabotojnë gjithçka.

“Të gjithë ata si njerëz të degraduar dhe të dëshpëruar thonë: “Burgu, burgu, kush e ka radhën?” U futën të gjithë në burg, etj., dhe duhet të marrin një përgjigje më 11 maj. Sepse ata që e thonë këtë nuk kanë asnjë rol në këtë proces, janë pengues dhe armiq të reformës në drejtësi. E morën peng, u ulën në çadër këtu poshtë për të mos votuar vetingun dhe kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve të gjithë bashkë, me Lulin në krye, i cili ishte kukulla e bufit të kënetës, dhe ky bufi e thotë qartë se do të shkrijnë SPAK-un. Ky është kërcënimi, dhe do të jetë gjithmonë kërcënim nëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së”, tha Rama.

Rama tha se lëvizjet në sistemin e drejtësisë dhe hetimi i personave me pushtet tregojnë se po garantohet barazia para ligjit, dhe e cilesoi këtë si një moment historik.

“Sot ka dhe lëvizje të paimagjinueshme të drejtësisë, në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtetin politik. Ky është moment historik por që të garantojmë barazinë para ligjit nuk mund të jetë në dorë të një partie politike e një lidershipi, pasi nesër vjen dikush tjetër dhe e kthen përmbys, prandaj duhet BE, hyrja në BE e bën të pamundur kthimin e rrotës së historisë dhe rikthimin e shpatës së drejtësisë në zyrën e të parit të qeverisë. Këtë po bën PS”, u shpreh Rama.

Duke iu përgjigjur një komentuesi mbi luftën kundër korrupsionit, Rama tha se kjo po bëhet me vullnetin e PS dhe të tij personal. Ai theksoi edhe një herë se e respekton dhe është solidar me kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Por mirë mo, kjo lufta kundër korrupsionit që po zhvillohet… Këto hetime që po zhvillohen, si thua ti, nuk kanë lidhje me asnjë plan, asnjë program dhe asnjë vullnet timin dhe të Partisë Socialiste. Po mos të isha unë dhe PS, ti nuk do i shihje këto. Altin Dumani, për të cilin kam respekt dhe që ka të gjithë solidaritetin tim dhe të Partisë Socialiste përballë sulmeve kafshërore, madje deri kundër familjes së tij, nuk ka ardhur nga hëna. As nuk e kanë sjellë me avion nga Amerika ose Europa kur u ngrit institucioni i SPAK. Ka qenë këtu, ka qenë prokuror. E kishe dëgjuar ti ndonjëherë për të? Jam i bindur se i tillë ka qenë edhe atëherë: i ndershëm dhe kurajoz. Pse nuk kishte thirrur më parë ndonjë politikan? Si mendon? Kjo është një pyetje e thjeshtë. Sepse nuk kishte ardhur ende koha që solla unë dhe PS, që bëmë reformën në drejtësi dhe që vumë veten në dispozicion të drejtësisë për të përshkallëzuar luftën kundër korrupsionit. Për t’i kërkuar drejtësisë të ndërhyjë aty ku është e nevojshme, edhe për të pastruar shtëpinë tonë. Po bufin e kënetës dhe këta ‘Lulërat’, i ke parë ti çfarë bënin kur unë doja të bëja reformën në drejtësi? I ke parë si reaguan? E dëgjon Bufin të thotë: ‘Më jepni votën, të shkrij SPAK-un’? Si ka mundësi që kjo të mos kuptohet? Apo bën sikur?”, u përgjigj Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?