Dentistët në vështirësi, rritet kostoja ndërsa numri i pacientëve është ulur

15 Maj 2020 | 14:45

Është një realitet i ri, me rregulla e kushte të reja. Pas izolimit nisi hapja e bizneseve, por rreziku COVID-19 nuk është larguar ende. Eno Haxhiraj në klinikën e tij dentare duhet të mbajë veshje specifike, të papërdorura më parë. Sipas tij këto masa po e vështirësojnë ushtrimin e profesionit.

“Linjat udhëzuese të BE-së përcaktojnë edhe mospërdorimin e ajrit të kondicionuar gjë që do ta bënte akoma më të vështirë këtë situatë gjatë verës”, tregon ai.

Protokolli i masave higjienike ka përcaktuar se gjatë një orari dentistët do duhet të mjekojnë vetëm një pacient, që do të thotë ulje e numrit të klientëve dhe më pak punë, nga e cila sigurohet jetesa dhe shpenzimet.

“Mund të mjekojmë vetëm një pacient në një orar dhe procedurat e dezinfektimit janë të konsiderueshme dhe në kohë dhe në kosto, në fund të ditës një numër më i vogël pacientësh të trajtuar padyshim që ka një ndikim të konsiderueshëm”, shprehet Eno Haxhiraj.

Klinikat dentare duket se po kalojnë një situatë jo shpresëdhënëse, pasi mbyllja e kufijve ka bërë që të mungojë shtylla kryesore e të ardhurave të tyre që merrej nga turizmi dentar. Ndërkohë që numri i pacientëve është ulur ndjeshëm, kostot për dentistët janë rritur duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në buxhetin e klinikave dentare.

“Nuk mund të bëjmë një llogaritje fikse, por padyshim që kemi shumëfishim, sepse ajo që ndikon është frekuenca shumë e madhe e konsumit, pra ka shumë material që duhet t’i përdorim dhjetëra herë më shumë, gjithashtu kostot e dezinfektimit. Është e konsiderueshme”, tregon stomatologu.

E gjithë kjo situatë e krijuar si pasojë e COVID-19 sipas Eno Haxhirajt nxit edhe domosdoshmërinë e rritjes së çmimeve për mjekim apo edhe mbylljen e aktivitetit.

“Nëse për një periudhë kohe nuk kemi asnjë të ardhur po shpenzimet do jenë konstante, nuk mund ta dimë sesa klinika mund ta përballojnë këtë. Është një situatë që mund të përballohet për një kohë të limituar dhe çdo gjë mbetet për t’u parë. Ajo që shikojmë në ditët e para është që shumë klinika po flirtojnë me idenë e rritjes së çmimeve ose të paktën po vendosin një kuotë pagese mbi vizitën”, shprehet ai.

Ndërsa ndikimi ekonomik duket se do të jetë i fortë, dentistët ndjehen të rrezikuar nga pasojat Covid-19, të cilëve ashtu si edhe mjekëve ushtrimi i profesionit u është kthyer në një sfidë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026