Dhuna në familje, bashkitë të papërfshira në parandalimin e fenomenit
Në raste denoncimesh të dhunës familjare, ekziston një mekanizëm referimesh për parandalimin, mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave dhe të mbijetuarve. Ky mekanizëm duhet të aplikohet nga bashkitë, por vetëm 49 prej tyre e aplikojnë.
“Nga disa bashki nuk është plotësuar standardi ligjor që duhet të ishte ngritur mekanizmi i referimit të dhunës dhe kjo në fakt është e pafalshme për pjesën e bashkive”, thotë Adelina Farrici, nga Shoqata për Autonominë Vendore.
Gjatë një seance dëgjimore në nënkomisionin për barazinë gjinore, përfaqësues të qeverisë dhe shoqata në mbrojtje të grave ngritën shqetësimin se pushtetet vendore nuk janë të përfshira mjaftueshëm në evidentimin dhe parandalimin e këtij fenomeni.
“Nuk është aspak një çështje dytësore. Kryetarët, administrata e bashkisë mund të jenë shumë të ngarkuar me çështje të tjera, por kjo nuk është absolutisht një çështje dytësore. Dhe kjo nuk është një çështje që i përket grave. Është një çështje që i përket shoqërisë”, – u shpreh Romina Kuko, zv/ministre e Brendshme.
Ministria e Shëndetësisë, që ka hartuar këtë udhëzim, tha se e ka në plan pune për ta implementuar mekanizmin në 11 bashkitë e tjera. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë propozoi një mekanizëm të ri referimi.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve