‘Të rihapen gradualisht shkollat’, privatët sugjerojnë rikthimin e mësimit në ambientet e shkollave

16 Prill 2020 | 10:25

Artur Shkurti, drejtor i shkollës “Udha e Shkronjave” ka publikuar disa propozime për rihapjen e shkollave për nxënësit, në mënyrë që ata të kenë akses dhe mundësi për të takuar mësuesit, por jo për të zhvilluar mësim.

“Përgjegjësia e shkollave është një përgjegjësi për të gjithë shoqërinë. Propozimet janë kryesisht për shkollat shtetërore, jo për ato private. E para sepse nuk është e mundur që të hapen shkollat private pa hapur ato shtetërore. Shkolla si biznesi më i madh kombëtar, që përfshin më shumë njerëz, jep sinjale pozitive ndaj shoqërisë me mënyrën si vepron, por nuk bëhet fjalë të kthehemi aty ku ishim, në sistemin që kishim. Duhet të veprojmë dhe të kemi propozime në lidhje me situatën ku jemi”, tha Shkurti.

Ai propozon që në javën e parë nxënësit të mund të bëjnë thjeshtë një vizitë në shkollë dhe më pas të kthehen në shtëpi.

“Ata nuk bëjnë asnjë takim apo veprimtari, por thjeshtë e kanë këtë të drejtë. Të katër javët, nuk duhet të jenë asnjëra me detyrim. Kush dëshiron të shkojë, shkolla është e hapur, drejtori është aty, sanitaret, roja edhe kaq. Nxënësit do të kenë të drejtë për të shkuar 10-15 minuta në shkollë javën e parë. Pasi testohet java e parë, java e dytë zgjatet dhe bëhet 30 minuta. Nxënësit nuk duhet të shkojnë në të njëjtën kohë. Në javën e dytë ata mund të kenë një takim me mësuesin thjesht për një bisedë, që të çlirohen psikologjikisht. Mësuesi mund të takohet njëkohësisht me një ose dy nxënës gjithsej. Do të ketë një plan shumë strikt nga ana e drejtorisë. E vendos drejtoria se kur duhet të shkojë nxënësi. Në javën e tretë mund të realizohet një bisedë pak më e gjatë. Ndërsa në javën e katërt nxënësi mund të dorëzojë dosjen e tij për 35-40 minuta, varet se si do të zgjidhet kjo”, tha dejtori i shkollës “Udha e Shkronjave”. 

Shkurti shtoi se integriteti i listës së notave dhe dëftesës në fund të vitit shkollor merr më tepër vlerë kur ka një ballafaqim tek e tek me nxënësin. “Kështu ka dhe një ballafaqim për dijen që është përftuar online”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026