Drejtuesi i qendrës së të moshuarve në Korçë: Moshat e mëdha po e përjetojnë jo keq, jemi munduar t’i mbajmë moralisht lartë
Pensionistët janë dhe grupmosha më e rrezikuar nga coronavirusi. Në Korçë, me dhjetra të moshuar janë izoluar në qendrën Kenedi, ku dhe po marrin shërbim. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania, drejtuesi i kësaj qendre, zoti Klodian Bego, tregoi dhe se si të moshuarit po mundohen ta përballojnë këtë periudhë.
“Deri tani situata duket mirë, jemi përpjekur të marrim të gjitha masat e nevojshme për të shmangur çdo lloj kontakti me persona të tjerë që mund të jenë mbartës të COVID-19. Në të njëjtën kohë jemi përpjekur për të menaxhuar situatën brenda institucionit. Ne jemi vetëkarantinuar që në fazat e para kur u dha lajmi që COVID-19 kishte mbërritur edhe në Shqipëri”, tregon Bego.
Ai zbulon se është ndjekur një mënyrë standarte në proçesin e dizinfektimit dhe mbajtjes së një lloj protokolli për hyrjet dhe daljet.
“Momentalisht jemi duke u përpjekur shumë për të mbajtur moralin lart në një situatë si kjo. Të moshuarit vetë e dinë që janë grupmosha më vulnerabël, më të prekshëm përballë këtij virusi. Ata po përjetojnë një lloj presioni mund të themi, veçanërisht në momentet kur edhe ata vetë janë të karantinuar. Megjithatë ata po e përjetojnë jo dhe aq keq. Jemi përpjekur gjatë gjithë kohës të krijojmë momente të gëzueshme për ta. Ne sapo kemi publikuar një video, ku të moshuarit përpiqen t’i bashkohen edhe nismës së qeverisë rreth mënyrës se si duhet të sillemi në një situatë të tillë për të qenë të kujdesshëm, për të qëndruar në shtëpi, për të marrë masat e nevojshme, si dhe për të shmangur çdo lloj infektimi të mundshëm nga COVID-19”, tha Bego.
Për aspektin financiar ai u përgjigj se nuk është ndjerë ndonjë vështirësi e madhe në këtë moment, duke theksuar se nëse kjo situatë do të vijojë më tej, atëherë edhe ky aspekt do të jetë i ndjeshëm.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve