Eksploro BE: Shumë punë e reforma në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE

10 Prill 2020 | 16:38

Integrimi i vendit në Bashkimin Europian, nuk do të thote vetëm përfitime, por edhe shumë punë për të përmbushur detyrimet e vëna nga ndërkombëtarët. Dhe më së shumti kjo punë përkthehet në reforma. Puna për reformat integruese herë – herë ka ecur me ritme të shpejta e disa herë ka ngecur. Madje në disa momente ka bërë edhe hapa pas. Kjo pasi reformat kanë nevojë për konsensus politik mes palëve.

Cikli i dokumentarëve “Eksploro BE”, ka bërë një analizë të plotë të fakteve, përmes zërave të disa ekspertëve dhe politikanëve si një vështrim mbi rrugëtimin e vendit tonë dhe përpjekjet për të aderuar në familjen e madhe evropiane.        

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një aspiratë e kahershme. 30 vite punë dhe reforma të ndërmarra në vazhdimësi. Por gjithnjë politika ka qenë e ndarë edhe në këtë proces. Edhe pse në të gjitha sondazhet, më shumë se 90 përqind e shqiptarëve janë pro këtij procesi, politika nuk ka ditur që të bashkojë forcat dhe ta cojë më tej atë.

Në rrugëtimin e saj drejt familjes europiane, Shqipërisë i është dashur të ndërmarrë reforma të vazhdueshme, të thella, shumë herë pa konsensus politik e disa herë të tjera me konsensus të gjerë.

Por kur Shqipëria ka më shumë se 3 vite e gjysmë që e ka miratuar reformën në drejtësisë, nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese,  ende sot ajo nuk është implementuar si e plotë. Ndaj puna për reformat duket ende me një rrugë të gjatë para për t`u cilësuar si e plotë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026