“Ekstradimi i të dyshuarve për vrasjen e Nikulaj”, avokati: Britania kërkon garanci
Avokati Naim Hasani tha se në Britaninë e Madhe kanë filluar hetimet në lidhje me çështjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj për të bërë më pas, nëse pala shqiptare dërgon provat e nevojshme deri në datën 5 maj, ekstradimin e të arrestuarve në Shqipëri.
Deri më tani janë arrestuar 4 nga 6 personat e shpallur në kërkim si pjesëmarrës në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.
Fillimisht policia britanike kapi Edmond Haxhian, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. Më pas policia ra në gjurmët e Harriet Bridgeman, të cilës iu vendosën prangat.
“Procesi i ekstradimit në Britani është një proces i komplikuar sidomos me Shqipërinë ku çështje të ndryshme janë zvarritur më muaj dhe me vite nëpër gjykatat britanike, për arsye se gjykatat do të kërkojnë garanci që të akuzuarit, për vepra kaq të rënda, qofshin shtetas anglez, apo shtetas anglez me origjine shqiptare do kërkojnë garanci që të drejtat e tyre të mbrohen edhe të kenë një gjyq të drejtë”,-tha avokati Naim Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nga çështja “Nikulaj” te trafiku i drogës, policia pasqyron operacionet në prill
- Përmbyset autobusi me personelin e ushtrisë turke, 2 të vdekur
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:04 Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
- 08:04 Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)