Frika ndaj coronavirusit, Shqipëria shton masat, në Kosovë 2 raste dalin negative
Mbërritja e coronavirusit covid-19 te fqinjët tanë, ka bërë që në Shqipëri dhe gjithë rajonin të shtohen masat, por në të njëjtën kohë edhe paniku. Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vendosi të përforcojë masat në pikat kufitare dhe të kontrollohet çdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e zonave të prekura nga kjo sëmundje.
“Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të coronavirusit COVID-19”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Ndërkaq në Kosovë kanë dalë mëngjesin e sotëm përgjigjet e analizave për dy persona, që u dyshuan se ishin prekur nga coronavirusi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se rezultatet dolën negative.
“Pacientët kanë pasur ethe, kollë të thatë, këputje dhe vështirësi në frymëmarrje. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare ka kryer tre analizat e nevojshme të cilat kanë rezultuar negative”, ka deklaruar Instituti.
Ndërkohë autoritetet kanë marrë masa në pikat kufitare dhe personeli mjekësor është në gatishmëri.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve