Gazetarja nga Kosova: Mediat serbe na fajësojnë ne për tensionin e krijuar
Vendkalimet Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës janë ende të mbyllura për këmbësorë si dhe për qarkullim të veturave dhe e vetmja mënyrë për të kaluar është përmes Merdares.
Ndërkohë, nga Jarinja në Zveçan ka disa barrikada, ndërsa më së shumti njerëz janë te barrikada afër Rudare, afër kryqit, ku është bllokuar plotësisht qarkullimi nga Zveçani në Prishtinë.
Gazetarja nga Kosova, Florijeta Denjani tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se në mediat serbe përgjegjëse për situatën e tensionuar në veri bëhet Kosova.
Ajo u shpreh se mediat serbe, gjendjen në Veri dhe incidentet i arsyetojnë për shkak të veprimeve të Kosovës.
Denjani tregoi se sulmi ndaj gazetarëve shqiptarë në Veri ndodhi në momentin që këta të fundit iu afruan barrikadave, duke ua bërë që të ndërpritet transmetimi direkt nëpër televizione e Kosovës.
“Duhet përmendur edhe fakti që ndërkombëtarët në reagimet e tyre asnjëherë nuk kanë përmendur sulmin ndaj policëve të Kosovës, por vetëm një sulm ndaj EULEX, në një farë forme është amnistuar gjithë sulmi që i është bërë policisë së Kosovës”, tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:17 Zjarri në pyll vret të paktën 12 persona në jug të Spanjës
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes