Gjyqi për statutin e PD, diskutojnë juristët e PD-së zyrtare dhe Rithemelimit

4 Nëntor 2023 | 12:19

Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike zyrtare dhe të Rithemelimit ishin në Euronews Albania për të folur mbi proceset gjyqësore që shoqërojnë PD-në, konkretisht për gjyqin për statutin.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së zyrtare, Rezart Kthupi tha se kanë tre seanca që kërkojnë t’ju vihet në dispozicion një set dokumentesh.

Pala tjetër, Këshilli Kombëtar i pretenduar, siç e cilësoi ai, që përfaqësohet nga 7 deputetë ka paraqitur në gjykatë një dokumentacion nga i cili pretendon se ka një mbledhje të Këshillit Kombëtar nga ku janë marrë disa vendime.

“Në këtë pikë ka një ndërthurje ndërmjet vendimeve të Këshillit Kombëtar të pretenduar dhe statutit të depozituar nga ana jonë, shkak për të cilin ne kërkojmë që në këtë gjykim ne të na sillet jo vetëm njoftimi i mbledhjes për Këshillin Kombëtar dhe vendimi i marrë, por dhe procedura e ndërmjetme,” – sqaroi Kthupi.

Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit, Franc Nuri pohoi se është e vërtetë që është përfshirë si palë e tretë pjesa e Këshillit Kombëtar të PD-së. Sidoqoftë ai theksoi se Gjykata i ka njohur si Partia Demokratike përfaqësuar nga Rithemelimi dhe edhe ata konsiderohen një palë e tretë.

“Jemi dhe ne palë e tretë dhe këtu dua të insistoj. Dhe ne si palë e tretë kemi kërkuar pezullimin e këtij gjykimi dhe argumenti është se ne jemi në konflikt për vulën dhe për drejtimin e Partisë Demokratike dhe ky konflikt gjyqësor, juridik nuk është zgjidhur në mënyrë përfundimtare dhe nëse kjo zgjidhet, që mund të zgjidhet menjëherë nga Gjykata e Lartë duke na dhënë të drejtë me anë të rekursit që kemi depozituar,” – u shpreh Nuri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026