Greqia mes zjarreve! Shqiptari: Janë të qëllimshme, mbi 65 vatra
Edmond Guri, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Greqi tha në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania se shumë nga zjarrvëniet në Greqi janë të qëllimshme.
Vetëm javën e kaluar Greqia ka shuar më shumë se 65 zjarre ku janë djegur shumë shtëpi e janë rrezikuar jetë njerëzish e kafshësh, e shumë nga këto duket se kanë qenë zjarre të qëllimshme, me qëllim përfitimi.
“Fatkeqësisht Greqia vuan sindromën e zjarrvënies. Dihet tashmë se shumë janë të qëllimshme, qofshin për të ndërtuar në këto vende ku digjet, bëhen shpyllëzime, më pas ndërtojnë në mënyrë të paligjshme. Ka pasur edhe akuza politike nga opozita aktuale që mund të jenë zjarrëvenie të qëllimshme, nga kompanitë e mëdha.
Fatkeqësisht situata ishte shumë e vështirë javën e kaluar ku Greqia ka shuar më shumë se 65 zjarre dhe në shumë raste janë djegur me dhjetra shtëpi, janë rrezikuar jetë njerëzish dhe si pasojë janë djegur edhe shumë kafshë”,-tha Edmond Guri.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:51 Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë
- 07:44 Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)
- 07:38 Portugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet një gol në fund
- 07:34 Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në