Kandidatja e Tropojës tërhiqet nga primaret: Garë e favorizuar nga lart
Kandidatja e PD në Tropojë, Feride Rrahmanaj është tërhequr nga gara e primareve.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rrahmanaj flet për manipulime me listat e anëtareve dhe simpatizantë të PD që do të votojnë në primare, ku sipas saj janë hequr 600 anëtarë të PD që janë edhe mbështetës të saj.
“Është një fushatë tërësisht e njëanshme ku simpatizantëve dhe demokratëve po u mohohet e drejta e votës, ku edhe pse formularët u plotësuan konform udhëzimit për Primaret nuk janë në listat e votuesve… Prandaj në këto kushte unë tërhiqem nga kjo garë tërësisht e njëanshme të favorizuar nga lart, ku po u mohohet e drejta e votës brenda partisë së tyre demokratëve dhe simpatizantëve të Tropojës” , shkruan Rrahmanaj.
Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha zhvillon sot primaret nga do të zgjidhen kandidatët përfundimtarë për zgjedhjet e 14 majit.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve