Kriminaliteti te të miturit mbetet problem shqetësues për shoqërinë shqiptare

15 Shkurt 2020 | 09:32

Përfshirja e të miturve në veprimtari kriminale vijon të jetë një problem shqetësues. Gjatë vitit 2019 rreth 1500 të mitur janë identifikuar si autorë  të veprave penale. “Vjedhje”, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” apo “Kanosje” janë veprat kryesore ku janë përfshirë të miturit. Për psikologët një rol kryesor për parandalimin e këtyre rasteve ka familja.

“Studimet tregojnë që fëmijët e rritur në familje me problematika; dhunë në familje, familje të divorcuara apo prindër që abuzojnë me substancat, kanë tendencën që ta modelojnë këtë sjellje në jetën e tyre duke kryer ata vepra penale, duke u bërë po ashtu të varur ndaj alkoolit apo substancave narkotike. Nuk duhet të harrojmë këtu edhe rastet kur adoleshenti ndjehet i papranuar”, u shpreh psikologia, znj. Almeida Xhaferi.

Krahas familjes, sipas psikologes Almedia Xhaferi më shumë përgjegjësi duhet të ketë edhe shkolla.

“Një mësues kujdestar që vëren ndryshime të sjelljes tek fëmija në klasë, mungesa të shpeshta, refuzime për ta marrë pjesë në orët e mësimit, refuzim për të kaluar kohën e lirë me bashkëmoshatarët, sidomos kur janë grupe të klasës,  duhet të tërheqë vëmendjen e mësuesit kujdestar, të njoftojë prindin, të ngrejë grupin ndërinstitucional që mund ta referojë rastin tek njësia e mbrojtjes së fëmijëve. Janë ndryshimet e sjelljes që duhet ta tërheqin vëmendjen në mënyrë të veçantë tek mësuesi”-shtoi ajo.

Rasti më flagrant se si një i mitur me prirje kriminale mund të kalojë nga një vjedhje e thjeshtë në një grabitje të armatosur është ajo e Markelian Cungut.

I identifikuar nga policia si “problematik” që në moshën 9 vjeçare shteti , shoqëria dhe familja dështuan të rehabilitojnë. Sot ai është në kërkim për plagosjen e çiftit Laze me 19 janar në zonën e Alliasit në kryeqytet , gjatë tentativës për të grabitur vilën e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026