“Krishtlindje në Pediatri”, studentët e mjekësisë mbledhin dhuratat për fëmijët

4 Dhjetor 2025 | 20:36

Nisma “Krishtlindje në Pediatri”, e ndërmarrë nga një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë, ka hyrë në vitin e saj të tretë. Ata që nesër do të jenë mjekët trajtues dhe kurues të shumë sëmundjeve, sot kanë zgjedhur të gëzojnë sytë dhe zemrat e fëmijëve që, për shkak të sëmundjeve të ndryshme, festat e fundvitit do t’i kalojnë në spital, nën terapi mjekësore.

Altea Papa, një prej studenteve nismëtare, tregon se grumbullimi i dhuratave ka nisur dhe se kushdo mund t’u bashkohet me kontribute monetare apo dhurata.
Sinkron: Altea Papa, studente, nisma “Krishtlindje në Pediatri”.

Përveç dhuratave që do të shpërndahen më 19 dhjetor, për fëmijët në spital do të organizohet edhe një festë me animatorë, për t’i sjellë sa më pranë magjinë e festave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026