Kritikuan Kurtin, Kryeziu-opozitës: Deklaratë e dëmshme, dialogun s’e do Vuçiç

4 Qershor 2023 | 22:20

Arbëreshë Kryeziu i quajti të dëmshme deklaratat e opozitës në Kosovë, të cilat po fajësojnë kryeministrin Kurti dhe po thonë se ai nuk e do procesin e dialogimit.

E ftuar në emisionin “Review”, në Euronews Albania ajo u shpreh se nëse ka një njeri që nuk e do dialogun dhe nuk ka zbatuar asnjë prej marrëveshjeve ai është presidenti serb, ndaj sipas saj nuk duhet fajësuar kryeministri i Kosovës, as ky që është dhe as ndonjë që do ishte në vendin  tij, pasi kjo dëmton shtetin.

“Nëse ka qenë dikush që nuk ka qenë i gatshëm të dialogojë, dhe që ka treguar se nuk do zbatojë asnjë prej marrëveshjeve të arritura është Vuçiçi.

Është e dëmshme për vendin tonë të thuhet se kryeministri ynë nuk është i gatshëm të dialogojë dhe të implementojë marrëveshjet e arritura, pasi dihet qartë se kush është i gatshëm të destabilizojë. Ky është Vuçiçi”,-tha Arbëreshë Kryeziu nga LVV.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026