Kunati i të “fortit” të Shijakut, kush është autori i vrasjes në Ndroq!
Julian Gjoshi nga Shijaku, dyshohet të jetë autori i vrasjes së Alfred Dedjas pasditen e kësaj të diele. Burime bëjnë me dije se viktima është qëlluar të paktën me 2 plumba.
Nga informacionet paraprake pasi vrau Alfred Dedjan, dyshohet se Gjoshi është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip ML ngjyrë e zezë.
Burimet bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje, Julian Gjoshi rezulton të jetë kunati i Altin Hajrit.
Ky i fundit është një prej personave të shpallur në kërkim në dosjen hetimore që çoi në qeli ish-deputetin e PS-së Jurgis Cyrbja, i akuzuar për tre vepra penale.
Hajri akuzohet dhe për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2020. Gjykimi i tij pritet të bëhet në mungesë pasi deri më tani ai nuk është mundur të gjendet nga autoritetet.
Nga ana tjetër, Julian Gjoshi më datë 19 Janar 2021, rezulton i arrestuar nga efektivët e Shqiponjave për armëmbajtje pa leje, pasi lëvizte i armatosur në kryeqytet.
Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës vijon ende në ambjentet e lokalit, teksa pritet të dërgohet në IML për ekspertizën mjeko-ligjore.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut