Delina Fico: Largimi i shqiptarëve nuk është problem, njoh shumë që kthehen në atdhe

11 Shkurt 2020 | 08:08

Çfarë po ndodh me popullsinë shqiptare, por edhe me atë të Ballkanit në kuadër të largimeve masive, por edhe uljes së numrit të lindshmërisë? Aktivistja Delina Fico tha në studion e Ilva Now se ky fenomen nuk ka nisur sot, pasi studimet dhe investigimet kanë provuar se 1.6 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi që prej vitit 1990.

Megjithatë znj. Fico shtoi se nuk duhet të nxitohemi të dalim në përfundime, pasi largimet përkthehen shpesh herë edhe me kthime pas disa viteve.

“Ky është fenomen global, ekziston kërkesa e ndjek dhe oferta,” tha aktivistja.

“Unë e kam thënë që një student duhet të bëjë patjetër një periudhë jete jashtë, të hap mendjen. Por unë njoh njerëz që edhe kthehen, ndonjëherë edhe kundër dëshirës së prindërve,” u shpreh znj. Fico.

Duke dhënë shembuj të familjes së saj dhe njerëzve të afërm, aktivistja ruajti disa herë tonet pozitive të largimit për t’u kualifikuar dhe rikthimit.

[instagram_feed=B8ZxYPpozh3]

Sipas saj, përmirësimi i shërbimeve do të ndikonte pozitivisht në fenomenin e emigracionit global, por gjithashtu politikat sociale për rritjen e lindshmërisë do të ndikonin për mirë.

Ajo vazhdoi edhe më tej duke thënë se nuk ka zgjidhje me plumb të argjendtë.

“Për mua ka ardhur dita, të rritet rroga minimale, të hapet dera për emigracion nga jashtë,” tha Dalina Fico.

Rënia e numrit të popullsisë ndezi debatin mbrëmjen e të hënës në studion e Ilva Now mes të ftuarve nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi.

Sipas psikologut Gëzim Tushe, kjo valë emigracioni e viteve të fundit nuk është e njëjtë me atë të viteve ‘90, por është një procesi disi më elitar dhe ka të bëjë më së shumti me tërheqjen nga Perëndimi për kushtet që ofron.

“Problemi më i madh është çfarë mbetet pas, ne si shoqëri po e vuajmë këtë në të gjitha pikëpamjet qoftë nga ana ekonomike qoftë nga ana sociale por mbi të gjitha për traumat psikologjike që shkakton ikja,” tha psikologia Arjana Muça.

Megjithatë të ftuarit në panelin e ekspertëve argumentuan se ndryshe nga emigracioni i viteve ’90 kur popullsia shqiptare u largua verbërisht duke pranuar çdo fat në vendet e perëndimit, tashmë po largohen drejt mundësive të punësimit.

“Po ikin se ekziston oferta në Gjermani, nuk ikën më mjeku nga Shqipëria që të bëjë pastruesin,” iu drejtua aktivistja Delina Fico gazetares Tare.

Megjithatë të ftuarit ranë dakord se nuk ka statistika të besueshme për emigracionin, largimet dhe kthimet, pavarësisht se ky mbetet një shqetësim për Shqipërinë, rajonin dhe më gjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026