“Liqeni, Blloku dhe zona e Bulevardit”, agjenti: 3 zonat më të lakmuara në Tiranë…

22 Janar 2025 | 20:22

Çmimet e apartamenteve do të vijojnë të rriten edhe për vitin 2025. Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e kostove të ndërtimit, si dhe investimet e reja janë disa nga faktorët që ndikojnë në këtë rritje.

Vit pas viti ka patur një rritje te çmimeve dhe pritet te jene rreth 15% me te larta për këtë vit. Agjenti imobiliar Armand Shkëmbi ishte këtë të enjte i ftuar në “People” në Euronews Albania ku ka treguar se cilat janë zonat më të shtrenjta.

Ai tha se në Shqipëri pjesa më e madhe e tregut imobiliar nuk janë në terma real me nivelin e jetesës.

“Zonat më të lakmuara që vazhdojnë të jenë të shtrenjta janë liqeni, blloku, garda dhe zona e bulevardit. Paskuqamni është zona me propozimin më të mirë në Tiranë sepse ka akses nga të gjitha anët dhe kalon unaza e madhe dhe aty mund të gjesh shtëpi me 900 apo 1000 euro metri katror”,-tha agjenti imobilar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026