Mbërrin avioni i parë nga Stambolli me 47 shqiptarë, shumica studentë

18 Prill 2020 | 12:18

Nisi sot faza e dytë e operacionit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë që kanë mbetur jashtë territorit të vendit. Avioni i parë mbërriti nga Stambolli me 47 pasagjerë në bord, shumica prej tyre studentë në Turqi.

“Unë jam në shkollë dhe shkolla nuk vazhdon më, nuk kisha pse qëndroja më”, tha një studente shqiptare, e cila u kthye nga Turqia.

“Nuk kemi pritur shumë, ky ka qenë aplikimi i parë që kam bërë për t’u kthyer në Shqipëri”, tha një shqiptar tjetër i riatdhesuar.

Mbrëmjen e sotme është parashikuar mbërritja e një avioni tjetër nga Roma me shtetas që kanë aplikuar për t’u rikthyer në Shqipëri. Të gjithë të riatdhesuarit do të karantinohen në disa hotele në Durrës për 14 ditë, ndërsa transportimi i tyre në këto struktura u shoqërua nga Policia e Shtetit. Ata kanë paguar biletën prej 100 euro si dhe do të paguajnë 7 euro në ditë për ushqimin.

Në ditët në vijim janë parashikuar fluturime edhe nga Milano, Bari, Frankfurti , Londra dhe Parisi për shqiptarët që kanë mbetur në këto vende dhe duan të kthehen si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID- 19.

Këto fluturime do të jenë në dispozicion jo vetëm për shtetasit që duan të kthehen në atdhe, por edhe për shtetasit shqiptarë apo të huaj, që duan të udhëtojnë nga Shqipëria drejt destinacioneve europiane, ku kanë lejen e qëndrimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026