Mbi 35 mijë dollarë gjobë, mesfushori drejtonte makinën i dehur
Mesfushori i Newcastle, Joelinton është gjobitur me më pak se një javë pagë, pasi pranoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur.
26-vjeçari u ndalua nga policia ndërsa dështoi në testin e alkolit, i cili tregoi se ai kishte 43 mg alkool për 100 ml frymëmarrje, kur kufiri ligjor është 35 mg.
Gjykatësi, Paul Currer e gjobiti atë me 29 mijë sterlina (35 950 dollarë) dhe e ndaloi të drejtonte makinën për 12 muaj, të cilat do të reduktohen në nëntë muaj nëse ai përfundon një kurs rehabilitimi.
Gjykatësi llogariti gjobën bazuar në dokumentet që tregojnë se paga e tij javore ishte 43 mijë sterlina, shkruan KosovaPress.
Lojtari gjithashtu duhet të paguajë një kosto shtesë prej 2 mijë sterlinash.
Prokurorja Jonathan Stirland deklaroi se ”oficerët vunë re mjetin e tij me shpejtësi të madhe pranë fushës së futbollit dhe i kërkuan shoferit të ndalonte”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus