“Më ofendonte”, gazetari zbulon çfarë tha 27-vjeçari pasi u dorëzua në Polici

2 Dhjetor 2024 | 21:22

Gazetari Eni Ferhati ka dhënë më tepër detaje pas dorëzimit të autorit 27-vjeç Julian Gjoshi. Ai tha se autori ka deklaruar para grupit hetimor se më përpara Alfred Dedja e ka ofenduar vazhdimisht, ndërsa ky i fundit vetëm e ka mbështetur me para.

“27-vjeçari fillimisht ka refuzuar të japë shpjegime mbi motivet e ngjarjes. Pasi është tentuar sërish të merret një deklaratë nga ai, Gjoshi shprehet se është ndjerë i ofenduar nga viktima të cilin e ka qëlluar 5 herë, ku vetëm 3 plumba e kanë kapur 50-vjeçarin Dedja duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, tha Eni Ferhati.

Sipas gazetarit, kjo është një situatë që mund të përshkallëzohej akoma më shumë për shkak të personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje.

“Ky është një realitet i frikshëm, pra e ndodhur diku në periferi të Tiranës, një fundjavë dhe fatmirësisht nuk kemi patur dëme kolaterale sepse në atë lokal kanë qenë një familje me 12 persona duke drekuar dhe mund të kishte patur shkëmbim të shtënash, të dy autorët ishin të armatosur”, shtoi gazetari.

Julian Gjoshi u dorëzua vullnetarisht në polici ku më pas u bë dhe ndalimi i tij si autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri të 50-vjeçarit Alfred Dedja në një lokal në Ndroq.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026