Meta i përgjigjet Lamallarit: Diella e Drejtësisë nuk e di që në burgje ka vetëm 3 orë ujë dhe drita
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas interpelancës së sotme me ministrin e Drejtësisë, Besart Lamallari, kërkesë e Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi. Në një postim në Facebook, Meta ka ironizuar ministrin duke e krahasuar me “Diellën”, Ministren e Inteligjencës Artificiale.
Meta ka bërë të ditur se vetëm dje në IEVP “Jordan Misja” ka pasur 42 ndërprerje të energjisë elektrike, duke treguar sipas tij gjendjen problematike të burgjeve. Ai ka denoncuar gjithashtu mungesën e shërbimit shëndetësor, si dhe mos-shpërblimin e gardianëve për punën jashtë orarit.
“Dëgjova ‘Diellën’ e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur. A e di ‘Diella’ që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë? A e di që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor? A e di që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit?” – shkruan Meta.
Ai shton se “Diellat” janë sipas tij “pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik”, ndërsa kërkon respektimin e të drejtave të tij, duke kujtuar se vendimi i 2 korrikut 2025 për dënimin e tij të dytë nuk i është dorëzuar ende as atij, as avokatit.
Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
- 20:21 Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!
- 20:20 Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!
- 20:14 Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua
- 20:13 Analiza e re e gjakut shkurton kohën e zbulimit të endometriozës
- 20:08 Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi
- 20:08 Pas SHBA-së dhe Iranit reagon Pakistani: Të përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen