Ministrja e Turizmit: Së shpejti do të hiqen vizat me Japoninë
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se së shpejti do të hiqen vizat me Japoninë.
Ajo shtoi se Shqipëria është në hartën turistike të Japonisë.
“Më lejoni t’ju konfirmoj që takimi dypalësh në nivelin e dy kryeministrave, po ashtu dhe në nivelin e delegacionit ishte një takim i shkëlqyer që zgjati dhe që pati një thellësi komunikimi dhe intensiteti argumentesh, prej të cilës unë besoj do të kemi rezultate shumë të mira në bashkëpunimin jo thjesht turistik, por sidomos në bashkëpunimin ekonomik që na intereson më shumë,” – deklaroi Kumbaro.
Ministrja theksoi se kryeministri japonez konfirmoi gjatë takimit se ka planifikuar caktimin e një ambasadori të dedikuar për Ballkanin Perëndimor dhe është hera e parë që ndodh diçka e tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:40 Shtetet e Gjirit po mbajnë barrën e hakmarrjes së Iranit, pse nuk kundërpërgjigjen?
- 09:37 Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll
- 09:30 A rrezikon kryeministri izraelit të arrestohet në SHBA? Përgjigjet Trump
- 09:25 Sulm me dron në verilindje të Ukrainës, përfshihet nga flakët një qendër tregtare
- 09:12 U përfshinë në një rrjet trafikimi të 34 foshnjave, 19 të dënuar në Indonezi
- 09:11 Festë, muzikë dhe paradë, kampionët e Kupës së Botës priten nga 2 milionë tifozë në Madrid