Miqësorja e radhës për kuqezinjtë, Shqipëria do të përballet me Jordaninë

10 Shtator 2025 | 13:07

Shqipëria ka shtuar një tjetër përballje në agjendën e saj të muajit tetor, ku stafi, në bashkëpunim me federatën, ka vendosur për zhvillimin e një miqësoreje me Jordaninë. Data për luajtjen e kësaj ndeshje, pas miratimit të marrë nga FIFA, është ajo e 14 tetorit, ora 19:00 në Tiranë, ndërsa vjen kështu 3 ditë pas duelit vendimtar ndaj Serbisë në kualifikueset e Kupës së Botës.

Ky do të jetë ballafaqimi i dytë mes këtyre dy përfaqësueseve, pasi më herët kanë luajtur edhe një miqësore me njëra-tjetrën në Elbasan Arena në vitin 2018, e cila u mbyll me rrjeta të paprekura. Kujtojmë që, ndryshe nga Gjibraltari, Jordania ka pozita më të qëndrueshme në renditjen botërore të FIFA-s, konkretisht është në vendin e 64.

Kuqezinjtë qëndrojnë 4 hapa pas, në vendin e 68-të. Ky duel është caktuar për faktin se, ashtu si një pjesë e grupeve, edhe ai ku Shqipëria bën pjesë përbëhet nga 5 skuadra, duke bërë që të luhen edhe duele miqësore. Kombëtarja aziatike vjen në një formë mjaft të mirë, pasi në dy sfidat e fundit, të cilat po ashtu i ka miqësore, njërën e ka fituar dhe në tjetrën ka barazuar ndaj një kundërshtari si Rusia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026