Miratohet buxheti i rindërtimit, 7.2 miliardë lekë për rindërtimin, menaxhohen nga FSHZH-ja dhe bashkia Tiranë
Qeveria shqiptare ka miratuar fondin prej 7.2 miliardë lekësh, për buxhetin e vitit 2020 për procesin e rindërtimit. Vendimi i Këshillit të Ministrave, u mor ditën e djeshme gjatë mbledhjes së këshillit. Ky vendim ndryshon në pikën 1 me atë të në marrë më 5 mars të këtij viti, ku fondi ishte rreth 8.7 miliardë.
5.4 miliardë nga ky fond do të menaxhohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa 1.8 të tjera nga Bashkia e Tiranës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Shqipëria vitin që shkoi u godit nga një tërmet shkatërrues, prej të cilit humbën jetën 51 qytetarë dhe shumë shtëpi u shkatërruan, duke lënë qytetarët në qiell të hapur. Zonat më të goditura kanë qenë qarku i Durrësit, Lezhës dhe Tiranës.
Vendimi i Këshillit të Ministrave
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pikat 1 dhe 2, të vendimit nr.202, datë 5.3.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, në masën 7 280 349 288 (shtatë miliardë e dyqind e tetëdhjetë milionë e treqind e dyzet e nëntë mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, sipas projekteve model të miratuara.
2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, t’u kalojë njësive zbatuese, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, në masën prej 5 440 470 210 (pesë miliardë e katërqind e dyzet milionë e katërqind e shtatëdhjetë mijë e dyqind e dhjetë) lekësh pa TVSH.
b) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi në masën 1 839 879 078 (një miliardë e tetëqind e tridhjetë e nëntë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e shtatëdhjetë e tetë) lekësh pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve