English

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero flet për coronavirusin: Më të rrezikuarit janë të sëmurët kronikë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa numri i personave të prekur me coronavirusi në Itali po rritet me ritme të shpejta, autoritetet shqiptare kanë filluar të marrin masa dhe të shtojnë kontrollet në të gjithë pikat kufitare të vendit. Të ndodhur përballë kësaj situate, qytetarët shqiptarë nuk e kanë fshehur aspak rrezikun që mund t’iu kanoset nga coronavirusi Covid-19, edhe pse fatmirësisht deri në këto momente, nuk raportohet për asnjë qytetar të infektuar në Shqipëri.

- Advertisement -

Për rrezikun dhe masat që duhet të merren kundër Coronavirusit ka folur epidemiologu i njohur Pëllumb Pipero. I pranishëm në studion e Euronews Albania, Pipero tha se virusi nuk është kaq vdekjeprurës sa prezantohet në publik, por gjithsesi shtoi ai, vigjilenca e autoriteteve shtetërore dhe kontrollet duhet të shtohen në pikat kufitare.

“Natyrisht neve kemi diskutuar edhe herë të tjera. Ky virus ka shumë të panjohura. Fakti që të gjitha mediat apo organizmat shëndetësore dhe në popull njihet si virus vdekjeprurës, që në optikën time nuk është kaq vdekjeprurës sa e bëjnë, dëshmon se virusi është jetëkërcënues, dhe në këtë aspekt duhet të merren masat qoftë nga autoritetet shëndetësore, qoftë edhe njohuritë që duhet të marrin qytetarët se si të mbrohen nga virusi. Në opinionin tim, në raport me virusin e gripit të zakonshëm, vdekshmëria e këtij virusi është shumë e ulët, është nën dy për qind. Ndaj, jo vetëm në aspektin e kërcënimit të jetës , por edhe në aspektin e komplikacioneve të shumta, e sidomos të panikut, është vërtet një rrezik i madh”-tha Pipero.

I pyetur se cila kategori e shoqërisë është më e rrezikuar nga coronavirusi Covid-19, epidemiologu i mirënjohur Pëllumb Pipero tha se moshat mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë janë më të rrezikuarit.

“Virusi nuk përjashton asnjë, pra në aspektin e prekshmërisë apo të infektimit prej tij, virusi nuk përjashton asnjë, sikundër të gjithë viruset e tjera po ra në kontakt me njeriun. Moshat më të rrezikuara janë mbi 60 vjeç dhe sidomos të sëmurët kronikë”, shtoi ai.

Ai theksoi se është shumë e nevojshme  ruajtja e qetësisë, ndërsa shtoi faktin se çdo panik i shtuar nuk i shërben shëndetit të qytetarëve. Sipas Piperos, struktuarat shëndetësore shqiptare janë të përgatitura dhe po ndjekin me rigorozitet të gjithë sugjerimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Unë mendoj se alarmi dhe paniku në këtë situatë janë aleatë të virusit, nuk janë aleatë të qytetarëve. Faktin që virusi hyri në Itali dhe madje ka prekur një numër të konsiderueshëm, do të thotë që sado të sofistikuara të jenë masat parandaluese në pikat kufitare, virusi gjithmonë gjen rrugë për të hyrë. Ky virus shpërndahet nga njeriu tek njeriu, pikërisht në momentin kur pacienti nuk ka asnjë shenjë. Alarmi është i madh në të gjithë botën dhe jo vetëm në vendin tonë.

Dua t’ju them me siguri të madhe që në vendin tonë janë marrë të gjitha masat në raport me rekomandimet OBSH-së për të detektuar rastet e para në pikat kufitare. Natyrisht, qoftë ne në spital, qoftë ISHP, i kanë kapacitetet e nevojshme për të diasgnostifikuar në kohë reale prezencën e coronavirusit tek një person”-theksoi z. Pipero.

Gazetarët e Euronews Albania kanë ndjekur nga afër të gjithë masat e marra në pikat kufitare, si në Aeroportin e Rinasit, në portin e Durrësit, por edhe në pikat  e tjera kufitare, ku fluksi i hyrjes së udhëtarëve është i lartë. Sipas tyre, autoritetet shqiptare vijojnë të kryejnë kontrollet e duhura për personat që hyjnë në territorin e vendit tonë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?