Multilanguages Cafe, hapësira ku të rinjtë praktikojnë gjuhët e huaja

16 Shkurt 2020 | 13:42

Multilanguages Café është një iniciativë rinore e nisur 6 vite më parë për t’i ardhur në ndihmë atyre që duan të përvetësojnë gjuhët e huaja. Të ndarë në tavolina të ndryshme të rinjtë praktikojnë falas në të folur gjuhën për të cilën janë të interesuar.

“Kryesisht anglishtja është ajo që zë vendin e parë, pastaj vjen gjermanishtja dhe gjuhët europiane si italishtja, frengjishtja dhe spanjishtja, por kemi patur edhe kërkesa për gjuhë ekzotike”, shprehet një prej organizatorëve.

Ditmiri është një prej studentëve kinezë që vjen në këtë hapësirë për të mësuar më mirë gjuhën shqipe, por edhe për t’u socializuar.

“Kam shumë zili për shqiptarët që flasin aq mirë. Ata e flasin jo vetëm gjuhën shumë mirë, por kanë edhe ide mjaft të vlefshme”.

Klodi zviceriani, siç njihet në këtë mjedis, është lider tavoline prej tre vitesh dheu mëson të interesuarve gjuhën gjermane dhe franceze. Disa prej studentëve të tij janë larguar për të jetuar në Gjermani.

“Disa kanë ikur. Kanë nisur fillimisht një punë të thjeshtë dhe më pas kanë përparuar. Një shok i imi punon tashmë për shembull në aeroportin e Frankfurtit”

Puna vullnetare shihet prej të rinjve si një mënyrë për të shpenzuar në mënyrë produktive kohën e lirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026