Në kushte mbijetese, fëmijët e familjes Koloshi e kanë të pamundur ndjekjen e mësimeve online

14 Prill 2020 | 14:04

Situata e krijuar në vend nga pandemia COVID-19 ka bërë që institucionet arsimore të mbyllin dyert, kështu mësimi ka kaluar online në kushte shtëpie përmes televizionit apo rrjeteve sociale. Po çfarë ndodh me ata fëmijë që nuk kanë telefonë inteligjentë apo internet në banesat e tyre.

Për të parë më nga afër sesi mësojnë fëmijët pa internet Euronews Albania vizitoi familjen Koloshi në zonën e Kamzës.

Irena vajza e madhe e familjes, e cila është në klasën e 7-të na tregon se ata nuk munden dot të bëjnë mësim, për shkak të mungesës së kushteve.

“Nuk kemi patur telefon ose televizion për të mësuar online. Kemi mësuar vetë duke lexuar librat. Kemi shkuar te shoqet për të bërë detyrat dhe njëherë na i jepnin, e njëherë tjetër jo”, tha Irena. 

12 vjeçarja mundohet të lexojë ato mësime që ende nuk i ka marrë.

Edhe motrat dhe vëllezërit e tjerë të Irenës nuk po shkollohen dot. Nëna e 5 fëmijëve Sheldije Koloshi, e shqetësuar na rrëfen se vogëlushët e saj që me mbylljen e shkollës ndihen të veçuar nga pjesa tjetër e klasës. Ajo thotë se fëmijët kanë tre muaj që nuk shohin ngjyrat e televizorit pasi është prishur, e për rrjedhojë nuk ndjekin dot as mësimet që transmetohen aty.

“Na thanë të mësojnë me telefon nga shtëpia, por ne nuk kemi internet dhe telefon të mirë. Mësuesit na kanë pyetur për ecurinë e fëmijëve, por për faktin që ne nuk kemi kushte nuk na kanë faj ato”, thotë Sheldija. 

Sheldija tregon se e ka të vështirë t’i ndihmojë fëmijët që të mos mbeten prapa me mësimet.

“I kam ndihmuar aq sa kam patur mundësi. Vetë nuk kam bërë shumë shkollë, 2-3 klasë kam bërë. Nuk di mirë as vetë”, rrëfen ajo.

Sytë e pafajshëm të vogëlushëve duket sikur kërkojnë përgjigje se përse gjenden në të tillë situatë. Gjyshja e tyre, Rabia thotë se djali i tij nuk është i aftë për punë, ndërsa nusja qep këpucë në shtëpi.

“Djali nuk mund t’i mbajë dot fëmijët, po kjo puna e nuses, 20 lek ora, herë po e herë jo. Të gjitha gjërat mungojnë, pension jo, përkrahje jo. Siç po e shihni vetë, kushtet më të vështira, s’kam çfarë të bëj”, u shpreh Rabia, e cila duket e lodhur prej jetesës së vështirë.

Mbijetesa duket e vështirë në këtë familje, ku trishtimi ka zënë edhe muret.

“Asnjëherë të gëzuar nuk kemi qenë, asnjëherë, shkurt nuk jemi të gëzuar. Kur të pikon çatia nuk je e gëzuar, shiu i gjithi futet brenda”, tregon Sheldija.

Teksa Ministria e Arsimit thotë se mbi 90% e nxënësve po marrin mësim në kushte shtëpia, fëmijët e tillë si të familjes Koloshi mbeten pa zgjidhje.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026