English

Një grua e suksesshme, njihuni me Zana Koninin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kjo është Zana Konini. Një emër jo fort i njohur, por që ka dhënë shumë në fushën e ekonomisë.

- Advertisement -

Angazhimet e saj vendosi t’i ndërpresë për një ditë, për të na rrëfyer historinë e saj jo vetëm profesionale por edhe atë personale.

Në vitet ‘90, Zanës iu desh të punonte me orë të zgjatura, duke shëtitur fshat më fshat, për të mbërritur ku është sot.

“Në vitet ‘92 erdhi një mision i Bankës Botërore që kishte si qëllim të identifikonte mjetet dhe mënyrat për zbutjen e varfërisë në zonat rurale të vendit. Unë qeshë e lumtur që e fillova si përkthyese për 2 javë, pastaj u shty me 3 muaj të tjerë.

“Më kujtohet një ditë ktheheshim nga Gjinari, pas orën 9 të darkës dhe mezi po prisja të shkoja në shtëpi, kur në një moment ai eksperti kthehet nga unë dhe thotë: Zana si mendon, e shikon vetën të punosh me ne? Aty kuptova që më prisnin sakrifica të mëdha” tregon ajo për Euronews Albania.

Ky projekt do të kthehej në një ndërmarrje të madhe, të cilën Zana do ta drejtonte për 26 vite. Megjithatë, do të vinte një ditë që postin e saj do të duhej ta merrte dikush tjetër, “më i ri”, siç ajo shprehet, por ajo vazhdon edhe sot të jetë e pranishme me këshillat e saj.

“Gjithë jetën jam përpjekur që vendimet t’i marrim bashkë, strategjitë t’i gjejmë bashkë, si e vetmja mënyrë për të pasur sukses”.

Dita e saj është e mbushur me mbledhje, takime për ta rritur edhe më shumë këtë sipërmarrje.

Kur e nisi këtë rrugëtim ishte së bashku me bashkëshortin dhe me dy fëmijët e vegjël, vajza 12 vjeç dhe djali vetëm 9 vjeç. Familja e saj gjithmonë e ka përkrahur ndonëse prania e saj në shtëpi në ato vite, nuk ishte aq sa ajo do të donte.)

Zana sot është gjyshe e Dua-s që ende nuk i ka mbushur 2 vjeç dhe e Matisit, i cili duket se ka privatizuar çdo gjë në shtëpinë e gjyshes.

“Gjyshërit e tyre janë kujdesur shumë dhe nuk u ka munguar gjë por sidoqoftë mungesa ime ndihej. Ishte një zonjë Maria grua e mrekullueshme, por sidoqoftë në familjen tonë lajmi që do vijë Maria, përjetohej si dramë nga fëmijët, sepse kjo domethënë që mami do të kthehej shumë vonë në shtëpi”.

Duket se historia përsëritet. Nëse më parë gjyshërit kujdesshin për djalin dhe vajzën e saj, sot kujdeset ajo për nipin dhe mbesën. Të gjitha këto janë gjithçka Zana Konini ka dashur të arrijë në jetë.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?