“Non grata që gënjen”, Basha-Berishës: Je i zhytur në aferën e Portit të Durrësit

24 Nëntor 2022 | 12:20

Deputeti Lulzim Basha ka reaguar ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për akuzat për Portin e Durrësit.

Në një postim në Twitter, Basha e quan Berishën një non grata që gënjen dhe shpif publikisht. Basha nënvizon se Berisha bën këto deklarata për të tërhqur vëmendjen nga fakti se “ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit”.

“Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: Ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty”, shkruan Basha.

 

 

Pak ditë më parë në një dalje për mediat  Berisha akuzoi Bashën se ka 60% të aksioneve në Portin e Durrësit së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Në daljen e tij Berisha iu rikthye termave të vjetër duke e quajtur Bashën ‘Lul Brava’, njëjtë siç e cilësonte pasi Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar në PD.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026