‘Nuk biseduam me aleatët’, Luçiano Boçi zbulon skenarin e protestës së 6 dhjetorit
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se kjo forcë politike nuk ka biseduar me aleatët, në lidhje me protestën që pritet të zhvillohet më 6 dhjetor.
Në një intervistë për Euronews Albania, Boçi u shpreh se për një protestë që do të zhvillohet për problemet e qytetarëve, nuk është e nevojshme të bëhet konsultim për datën apo formën sesi do të bëhet.
Ndër të tjera, Boçi u shpreh se nuk pretendohet që në protestë, të hyhet brenda perimetrit të sigurisë.
“Nuk ka mungesë. Ka një sinqeritet komunikues në këtë rast. Kur akuzohesh për organizim politik, atëherë fillon bën marëveshje me aleatët, thërret aleatët. Kur konsideron që protesta është qytetare, ti bën thirrjet si forcë politike dhe konsiderohet si një forcë opozitare. Nuk di që ka konsultime për datën dhe për formatin e protestës. Në këtë rast, besoj se mjafton vërtetësia që unë përcjell. Kur thirrja është për qytetarët, çdo reagim, nuk do të thotë që do të jetë brenda kostumit politik.
Në momentin që ti ke arsye si qytetar për thirrjen dhe qënien në protestë, besoj se nuk ka asnjë lloj pengese marrëveshjeje, formalizimi, sepse ne e kemi deklaruar, është stinë protestash. Ne nuk kemi pretenduar që të hyjmë në perimetrin e sigurisë, është një përgjigje paksa hileqare, ndërton këtë lloj imazhi sikur ne duam të hyjmë në perimetrin e sigurisë. Kemi kërkuar protestë në bulevard. Perimetri i sigurisë vendoset edhe nga reagimi qytetar, nuk mund të bëhet fakt i kryer”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov