“Nuk shkoj me taka në fushatë!” Kandidatja për deputete: Jam njësh me qytetarët
Persida Shkrepa është arkitekte me një prej studiove më të mëdha në Tiranë. Krahas dashurisë për arkitekturën dhe pedagogjinë një ambicie e saj është dhe politika. Fillimisht ajo e sfidoi veten në platformën “Deputeti që duam” dhe më pas mori vesh që emri i saj ishte në listë e kandidatëve për deputetë.
Në një intervistë për “Profil” në Euronews Albania, ajo i ka treguar të gjitha, se si nisi ky rrugëtim dhe deri te projeksioni që ka për veten e saj në politikë.
Në një rrëfim për gazetaren Greta Topjana ajo ka folur për sfidat dhe sukseset e para, duke treguar që dy fëmijët e saj të vegjël bëjnë “tifozllik” për të.
“Mua në fakt njerëzit nuk më kuptojnë që jam arkitekte dhe kam këto suksese, pasi unë jam shumë e thjesht. Pjesën e arkitekturës unë e kam fshirë dhe jam bërë njësh me popullin. Në fushatë shkoj sa më thjesht me atlete, t-shirt. Unë mund të kem shumë gjëra, por nuk kam pse popullit ti shfaq atë anën time që ndoshta atyre u mungon, por dua të bëhem njësh me ta për të kuptuar dhe për të marr thelbin e kërkesave dhe dëshirave të tyre”,-tha Shkrepa.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Pse do bëhesh si Edi Rama?” Persida Shkrepa: Djali në fillim më kritikoi, tani…
- Zbardhet kontrata e lobimit të PD me bashkëpunëtorët e Trump, në total shkon 6 mln $
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE