Nxënësit rrëfejnë për Euronews Albania rikthimin në bankat e shkollës

18 Maj 2020 | 17:21

Mbas dy muajsh mësim online, maturantët janë rikthyer në bankat e shkollës, ditën e sotme.

Të vënë në rrjesht nga një, ata u pritën nga mësuesit, të cilët kujdeseshin që cdo nxënes të ishte i pajisur me maskë dhe doreza, e të ruante distancën fizike. Masat mbrojtëse siguroheshin nga shkolla për ata që nuk i kishin marrë me vete.

“Na duket si dita e parë e shkollës. Konsultat janë bërë gjatë gjithë kohës, edhe tani me konsultat do merremi, është pak e vështirë, po do ja dalim”.

“Të friksuar po përgatitja vazhdon edhe nga ana jonë edhe e mësuesve”, shprehen nxënësit.

Ata thonë se mësimi online këto dy muaj ka ecur shumë mirë dhe se kthimi në shkollë është diçka e mirë pasi mund të përsërisin disa mësimë teksa përgatiten për maturën shtetërore.

“Leksionet i kemi marrë mjaftueshëm, por nuk është njësoj si ti marrësh në shkollë, është më mirë të përsërimin diçka edhe këtu në shkollë”, shprehet një prej tyre.

“Na kapi pak ters që në fillim në maturantëve, po nuk kemi cfarë të bëjmë”. 

Jo të gjithë nxënësit janë rikthyer në shkollë. Një pjesë e tyre, të cilët nuk e shikonin të nevojshme kthimin në shkollë mund të vazhdojnë të bëjnë mësim online. Ndërkohë këtë vit provimet e maturës, do të jenë me alternativa dhe leksionet e marra online nuk do të jenë pjesë e pyetjeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026