Parlamenti Europian pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në
Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Europian mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Komiteti votoi me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime progres-raportin e Isabel Santos mbi vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë vitit 2021, të mërkurën.
Në raport, eurodeputetët vlerësojnë angazhimin e Shqipërisë për integrimin europian dhe shprehin mbështetje të qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE.
Ata shprehën keqardhje për dështimin e hapjes së negociatave të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar solidaritetin dhe simpatinë e plotë me qytetarët e këtyre vendeve. Ata theksojnë se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.
Duke vlerësuar vazhdimësinë e Shqipërisë si “një partner i besueshëm dhe i përkushtuar i politikës së jashtme, plotësisht në përputhje me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së”, raporti Santos i bën thirrje BE-së të vlerësojë në mënyrë kritike “Implikimet historike të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin dhe unitetin në kontinentin evropian dhe në Ballkani Perëndimor në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”.
Ajo u kërkon vendeve anëtare të demonstrojnë unitetin evropian duke nisur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke marrë parasysh si implikimet gjeopolitike të vendimit ashtu edhe përmbushjen e kritereve zyrtare nga të dy vendet.
Eurodeputetët kanë edhe disa kërkesa për Shqipërinë; i kërkojnë vendit tonë të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të forcuar gjyqësorin, për të forcuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë. Shqipërisë i kërkohet edhe të fuqizojë shoqërinë civile, të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të sigurojë lirinë e medias dhe të garantojë mbrojtjen e të drejtave të pakicave, duke përfshirë komunitetin LGBTQI.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut