English

Personat që nuk dëgjojnë përballen me vështirësi të shumta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Personat që nuk dëgjojnë, përballen me shumë sfida në Shqipëri. Kjo kategori has vështirësi për të gjetur punë, për shkak të mungesës së shkollimit, dhe infrastrukturës. Anëtari dhe kreu i organizatës së personave që nuk dëgjojnë në Shqipëri, Florjan Rojba, flet për problemet që has kjo kategori e shoqërisë tonë.

- Advertisement -

Kjo është zilja e zyrave të organizatës shqiptare të njerëzve që nuk dëgjojnë. Ndryshe nga zilet e tjera që funksionojnë me audio, ajo funksionon me dritë. Ai ka lindur me dëgjim të shëndetshëm, por për shkak të një aksidenti në çerdhe në moshën 2 vjeçare, Flori ka humbur dëgjimin.

Për të komunikuar me Florin, na vjen në ndihmë Nikoleta Spahi, e cila është përkthyese e gjuhës së shenjave në këtë organizatë. Flori, na njeh me problemet kryesore që kanë personat që nuk dëgjojnë në Shqipëri.

“Për një person që nuk dëgjon, jeta në Shqipëri është pak e vështirë. Pasi ai haset me shumë vështirësi. Sfida e parë më e madhe është edukimi. Njerëzit që nuk dëgjojnë në Shqipëri nuk kanë një edukimi të vazhduar ashtu siç është edhe për njerëzit e tjerë. Pas përfundimit të shkollës 9-vjecare nuk kanë mundësi të ndjekin shkollë të mesme dhe aq më pak arsim të mesëm”

Sipas tij situata është përkeqësuar në vite.

“Vetëm 17 për qind e njerëzve që nuk dëgjojnë janë të punësuar. Në sistemin komunist ishte shumë e thjesht të gjeje një punë, sepse ia jepte shteti një të tillë”.

98% e personave që nuk dëgjojnë kanë vështirësi të kuptojnë gjuhën e shkruar, për shkak të mungesës së shkollimit profesional, apo mungesës së përkthyesve të gjuhës së shenjave.

Kjo pjesë e shoqërisë, shpesh ndeshet dhe me paragjykime.

“Të rinjtë që nuk dëgjojnë  në një farë mënyre ndihet të diskriminuar nga mënyra se si të tjerët i trajtojnë nëpërmjet reagimeve të tyre”.

Në organizatën e njerëzve që nuk dëgjojnë punojnë gjithashtu dhe Klaudja, Suadi dhe Eduarti, të cilët kanë secili nga një funksion të veçantë.

Eduarti merret me shkresat dhe dokumentimin. Suadi dhe Klaudja merren me pjesën e teknologjisë, ku përveçse bëjnë video informuese me gjuhën e shenjave, punojnë gjithashtu dhe për një fjalor online të kësaj gjuhe ku mund të kenë akses të gjithë.

“Njerëzit që nuk dëgjojnë në çdo moment mund t’i drejtohen webit për të mësuar bazën e komunikimit në gjuhën e shenjave. Prindërit, të cilët kanë fëmijë që nuk dëgjojnë, mund të marrin informacion shumë të mirë dhe të mësojnë bazat e komunikimit të gjuhës së shenjave më fëmijët e tyre”.

Në çdo 1000 lindje në Shqipëri, 2 deri në 3 fëmijë kanë probleme me dëgjimin, ndërsa në total janë 39000 njerëz që nuk dëgjojnë në vendin tonë. Problem kryesor për ta mbetet shkollimi, pasi në mungesë të gjimnazit dhe universitetit, detyrohen të kryejnë profesione që nuk justifikojnë shpenzimet e tyre.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?